Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi

12:03 | 06 Mars 2024
policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-arrestimin-e-nje-personi

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të dyshuar në Prishtinë.

I dyshuari kërkohet për një rast të vjedhjes e cila ka ndodhur në janar të këtij viti.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhë në muajin janar, 2024.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./Front Online

Komento: