Rama ia kushton një shkrim gruas së tij: Shumë krenar dhe i lumtur me përfaqësimin e denjë të Zonjës së Parë të kryeqytetit

14:33 | 06 Mars 2024
rama-ia-kushton-nje-shkrim-gruas-se-tij:-shume-krenar-dhe-i-lumtur-me-perfaqesimin-e-denje-te-zonjes-se-pare-te-kryeqytetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka kushtuar një shkrim në Facebook bashkëshortes së tij, Kristalës, ku ka thënë se është krenar dhe i lumtur me përfaqësimin e saj.

Rama ka thënë se angazhimi i saj në mbështetjen e zhvillimit të hershëm të fëmijëve pasqyron përkushtimin për të krijuar mjedise miqësore e të shëndetshme dhe zhvillimin e qasjeve dhe programeve të reja për mësimin e hershëm për fëmijët e gjithë Prishtinës.

“Së bashku, po krijojmë një të ardhme më të ndritur për fëmijët tanë! 🌟#”, ka shkruar Rama.

Komento: