Tre gjigantët evropian në luftë për Eriksen

14:18 | 28 Prill 2019

Christian Eriksen është një nga yjet me të kërkuar në afatin e verës.

Mesfushori i Tettenham është duke u kërkuar me ngul nga Real Madrid, Manchester United dhe nga Juventus.

Kontrata e mesfushorit të Danimarkës me klubin e Tottenham skadon në vitin 2020 dhe trajneri Pochettino shpresonte ta bindte atë për të ripërtërirë marrëveshjen e tij në janar, por tymi i bardhë nuk arriti.

Për këtë arsye, pak më shumë se një vit para skadimit të kontratës së tij, shumë klube po qarkullojnë rreth tij.

Siç është raportuar nga Evening Standard, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus po e ndjekin lojtarin me shumë interes.

Megjithatë, pengesa e madhe është çmimi, pasi Tottenham kërkon rreth 200 milionë euro për yllin e tyre.

Cili ekip është i gatshëm të paguaj këtë shumë do të jetë pronar i yllit danez. /ORAinfo/

Komento: