Real Madrid po sjell në ‘Bernabeu’ yllin e madh

14:42 | 28 Prill 2019

Real Madrid kanë treguar interesim të madh në transferimin e futbollistit serb, Luka Jovic

Trajneri i ‘Los Blancos’ ka si prioritet transferimin e një sulmuesi gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.

Zinedine Zidane do të sjell një tjetër sulmues tek Real Madrid gjatë kësaj vere, mëson ‘Goal’, me Luka Jovic si një nga opsionet, transmeton lajmi.

Që nga largimi i Cristiano Ronaldo, skuadra madrilene ka ngecur në shënimin e golave, duke u eliminuar këtë edicion nga të gjitha garat.

Jovic në anën tjetër ka shkëlqyer me skuadrën e Eintracht Frankfurt, ku luajti si i huazuar dhe ka tërhequr vëmendje të madhe.

Kartoni i lojtarit aktualisht i takon skuadrës së Benfica, por Frankfurt do të shfrytëzoj të drejtën e blerjes së tij.

Mbetet të shihet se a do të nënshkruaj Real Madrid menjëherë pas Frankfurt me reprezentuesin serb.

Komento: