
Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka konfirmuar operacionet që janë zhvilluar sot në Kosovë.
Pa dhënë detaje se mbi çfarë dyshimesh po zhvillohen këto operacione.
Në një përgjigje për Front Online, Christopher Bennett, zëdhënës i ZPS-së ka thënë se janë duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë.
“SPO po kryen operacione të vazhdueshme”, thuhet në përgjigjen e Speciales.
Që nga orët e hershme të mëngjesit po kryhen bastisje në shtëpinë e njërit prej eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimit.
Lajmin e ka konfirmuar për Front Online, avokati i tij, Artan Çerkini.
Kujtojmë se në nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Speciale kishte bastisur shtëpinë e Ismail Sylës, këshilltarit të ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Paraprakisht bastisje kishte pasur edhe në shtëpinë e Artan Behramit, poashtu ish-këshilltar i Thaçit./FrontOnline