PSD vendos “librezën” e Nagavcit, ia qet 5she në “Shkelje të kushtetutës”

14:03 | 07 Mars 2024
psd-vendos-“librezen”-e-nagavcit,-ia-qet-5she-ne-“shkelje-te-kushtetutes”

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik te Biblioteka Kombëtare.

Zyrtarë të këtij subjekti kanë vendosur një “librezë” të Arbërie Nagavcit ku ata kanë shkruar disa “lëndë” dhe e kanë notuar.

Sipas PSD’së, Nagavci në “Ndërtimin e çerdheve të reja” ka notën 1, në “Sjellja ndaj sindikatës së arsimit” 1, në “Furnizimi me kohë i librave shkollorë” 1, për “Rezultatin në Pisa” 1.

Nërsa notën 5 ia kanë vendosur për “Shkelje të kushtetutës”.

 

Komento: