Projektligji për KPK-në, Szunyog pret që të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias

16:03 | 07 Mars 2024
projektligji-per-kpk-ne,-szunyog-pret-qe-te-jete-ne-perputhje-me-rekomandimet-e-komisionit-te-venecias

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, përmes një postimi në X (ish-Twitter), tha se pret që Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias para se të miratohet si ligj.

“Pashë se Kuvendi i Kosovës ka kaluar në lexim të parë Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ne presim që Projektligji të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias para se të miratohet si ligj”, shkroi Szunyog, transmeton klankosova.

Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës kaloi sot në lexim të parë gjatë seancës plenare të Kuvendit

Komento: