Haradinaj: Suedia u anëtarësua në NATO, tani radhën e ka Kosova

19:03 | 07 Mars 2024
haradinaj:-suedia-u-anetaresua-ne-nato,-tani-radhen-e-ka-kosova

Suedia është bërë anëtarja e 32-të e NATO-s zyrtarisht, pasi e kompletoi procesin e anëtarësim të enjten në Shtetet e Bashkuara.

Dorëzimi i dokumenteve u bë gjatë një ceremonie në Uashington, dy vjet pasi Suedia aplikoi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake, menjëherë pasi Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se NATO, u forcua me anëtarësimin e Suedisë si anëtar i 32-të i saj.

Sipas tij tani radhën e ka Kosova.

Postimi i tij i plotë:

Aleanca politike-ushtarake – NATO, u forcua me anëtarësimin e Suedisë si anëtar i 32-të i saj.

Shpresojmë se tani radhën e ka Kosova!

Komento: