Rifat Jashari: I kam dhënë 56 familjarë, por i kam fituar 8 milionë shqiptarë

22:03 | 07 Mars 2024
rifat-jashari:-i-kam-dhene-56-familjare,-por-i-kam-fituar-8-milione-shqiptare

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari ka mirëpritur në kullë pedagogët ushtarakë që e trajnuan komandantin legjendar, Adem Jasharin.

Ai në një rrëfim ka treguar periudhën kur populli vinin për ngushëllime tek ai, pasi ata u vranë nga agresori serb.

“Përbesë kur vishin për ngushëllime në Mynhen atje profesorë e doktorë, shumë e shumë, edhe mu bë e tepërt. Thash o zotni, kurrkush nuk po thotë që janë pak, por i kam dhënë 56, e i kam fitu 8 milionë shqiptarë, edhe qashtu më ka dalë”, ka thënë Jashari në “Politiko” në Kanal10.

Komento: