Gërvalla e quan lajm jashtëzakonisht të mirë pranimin e Suedisë në NATO

22:33 | 07 Mars 2024
gervalla-e-quan-lajm-jashtezakonisht-te-mire-pranimin-e-suedise-ne-nato

Kosova përshëndet pranimin e Suedisë në Aleancën Veri-Atlantike – NATO.

Është Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, që e ka quajtur tejet të rëndësishëm këtë lëvizje.

“Pranimi i Suedisë në aleancën e NATO-s është lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm për Evropës dhe arkitekturën e sigurisë së kontinentit tonë”, ka shkruar Gërvalla.

“Me këtë rast historik, i përçoj urimet palës suedeze, ministrit Tobias Billstrom dhe popullit mik të Suedisë”./Front Online

Komento: