Hazard nuk del nga Bundesliga, po trasnferohet në këtë skuadër

15:54 | 28 Prill 2019

Borussia Dortmunf është skuadra me të cilën ka nënshkuar kontratë ylli belg, Thorgn Hazard.

Lojtari aktualisht paraqitet me skuadrën e Borussia Monchengladbach, me të cilën ka shkëlqyer duke tërhequr vëmendjen e gjigantëve të Evropës.

Belgu i cili është vëllai i super yllit të Chelsea, Eden Hazard, është shumë afër që të nënshkruaj zyrtarisht me Dortmund.

Ai ka njoftuar se ka arritur marrëveshje personale me skuadrën ‘verdh e zi’ dhe tani gjithçka është në duart e skuadrës.

“Unë kam një marrëveshje personale me Borussia Dortmund” ka thënë Thorgan Hazard, transmeton lajmi.

“Unë kam biseduar me ta. Tani është mes skuadrave. Merr pak kohë. Ata po bisedojnë” ka shtuar ndër të tjerash anësori belg.

Mbetet të shihet se cila do të jetë shuma që Gladbach do të kërkojë nga skuadra e Dortmund për shërbimet e belgut.

Komento: