Votimi për shkarkim të kryetarëve në veri, Szunyog: KQZ të bëjë përgatitjet e nevojshme

14:33 | 08 Mars 2024
votimi-per-shkarkim-te-kryetareve-ne-veri,-szunyog:-kqz-te-beje-pergatitjet-e-nevojshme

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka vlerësuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që më 21 prill të mbahet votimi për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok.

Ambasadori Szunyog përmes një postimi në platformës X ka shkruar se është thelbësore që KQZ të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar një proces të qetë për të krijuar kushte për votim të lirë dhe të ndershëm.

“Tashmë është thelbësore që KQZ të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar një proces të qetë dhe për të krijuar kushte për votim të lirë dhe të ndershëm”, ka shkruar ai në platformën X.

https://frontonline.net/kqz-me-21-prill-votimi-per-shkarkimin-e-kryetareve-ne-veri/

Komento: