Policia në Gjakovë dhuron lule për gratë në festën e 8 Marsit

15:03 | 08 Mars 2024
policia-ne-gjakove-dhuron-lule-per-grate-ne-festen-e-8-marsit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht zyrtarët policorë nga stacionet dhe njësitet policore në kuadër të kësaj drejtorie, u kanë dhuruar lule grave të ndryshme me rastin e festës së 8 Marsit ditës së gruas.

Projekt ky i hartuar nga Divizioni i Policimit në Bashkësi dhe mbështetur nga MPB me moton ,,Gruaja është mbretëreshë e botës’’.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ju uron të gjitha grave festën e 8 Marsit.

Komento: