Nemec: Heqja e vizave për serbët nga Kosova nuk është çështje politike, ka vullnet në PE për ta zgjidhur

16:03 | 08 Mars 2024
nemec:-heqja-e-vizave-per-serbet-nga-kosova-nuk-eshte-ceshtje-politike,-ka-vullnet-ne-pe-per-ta-zgjidhur

Çështja e liberalizimit të vizave për serbët nga Kosova duhet të zgjidhet shpejt sepse na presin zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe po na mbaron koha, thotë raportuesi i sapoemëruar i PE për heqjen e vizave për serbët nga Kosova, Matjaž Nemec. një intervistë për mediat serbe, transmeton FrontOnline.

Ai thekson se ka një vullnet të mirë për zgjidhjen e çështjes dhe shton se do të përpiqen të sigurojnë shumicën në PE.

Nemec vlerëson se ka një vullnet të madh në mesin e grupeve politike në PE për të zgjidhur çështjen e liberalizimit të vizave për serbët me pasaporta të lëshuara nga Administrata Koordinuese./FrontOnline/

Komento: