Vitia: Klinika e Gjinekologjisë po vazhdon të bëjë investime për transformim mbi 2.4 milionë euro

16:03 | 08 Mars 2024
vitia:-klinika-e-gjinekologjise-po-vazhdon-te-beje-investime-per-transformim-mbi-2.4-milione-euro

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se Klinika e Gjinekologjisë po vazhdon të bëjë investime për transformim mbi 2.4 milionë euro në katër reparte.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ministri ka shkruar se ndryshimi rrënjësor po jetësohet çdo ditë klinikë për klinikë.

“Dhomat e pacienteve nga 7 shtretër po bëhen me nga 2 shtretër për dhomë. Çdo dhomë me banjo dhe nyje sanitare. Po vendoset ventilimi qëndror. Digjitalizim i shërbimeve në ambulancën specialistike”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Klinika e Gjinekologjisë – Investime për transformim mbi 2.4 milionë euro në katër reparte

Dhomat e pacienteve nga 7 shtretër po bëhen me nga 2 shtretër për dhomë.

Çdo dhomë me banjo dhe nyje sanitare.

Po vendoset ventilimi qëndror.

Digjitalizim i shërbimeve në ambulancën specialistike.

Riorganizim i sporteleve dhe hapësirave pritëse për pacientet.

Krahas investimeve këtë vit do të shtohen tri shërbime të reja:

Fertilizimi i asistuar mjekësor

Mjekësia fetale

Amniocenteza

Shërbime që respektojnë dinjitetin, shëndetin dhe jetën e pacienteve tona.

Ndryshimi rrënjësor por jetësohet çdo ditë klinikë për klinikë.

Komento: