
Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë theksuar se draft-statuti i Asociacionit duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.
Një kërkesë të tillë e ka pasur edhe Bashkimi Evropian.
Ndërsa, hiq më larg se të enjten ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka këshilluar Qeverinë e Kosovës që të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese për një draft-statut të hartuar prej Perëndimit për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Por, pavarësisht kësaj Qeveria e Kosovës nuk po e bën një gjë të tillë.
Ani pse të njëjtit janë pajtuar për dërgimin e dokumentit në Kushtetuese.
Lidhur me këtë njohësi i çështjeve politike Azem Vllasi ka thënë për Front Online se secili draft duhet të dërgohet në Kushtetuese.
Përndryshe mund të kontestohet nga Kushtetuesja.
“Secili draft-statut për asociacion të komunave me shumicë serbe duhet t’i nënshtrohet vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese. Përndryshe mund të kontestohet nga kjo gjykatë”, është shprehur Vllasi./Front Online