Ish-diplomati kosovar: Qeveria Kurti e ka humbur besimin tek aleatët, nuk shihet më si partnere

19:03 | 08 Mars 2024
ish-diplomati-kosovar:-qeveria-kurti-e-ka-humbur-besimin-tek-aleatet,-nuk-shihet-me-si-partnere

Ish-diplomati kosovar, Blerim Canaj, ka folur për raportin e Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Canaj ka thënë se Qeveria Kurti e ka humbur besimin tek partnerët dhe se po shikohen thjeshte si institucion që kanë fituar votën dhe që duhet komunikuar patjetër.

“Qeveria jonë e ka humbur besimin tek partnerët dhe natyrisht që nuk shikohen më partnerë, siç jemi mësuar ta shohim, por shikohen më shumë si institucion që e kanë votën e qytetarit dhe komunikohet vetëm me atë çështje që patjetër duhet të komunikohet”, ka thënë ai për T7.

Sa i përket dinarit, Canaj ka deklaruar se është vendim i drejt, megjithatë shton se do të duhej të merrej në koordinim me aleatët.

Komento: