Vetaksident në Pejë, vdes një person

20:33 | 08 Mars 2024

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Poqestë të Pejës.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 18:10 policia është njoftuar se në fshatin Poqestë ka ndodhur një aksident trafiku, kur kanë arritur në vend ngjarje kanë kuptuar që ka të bëjë me një vetaksident. Personi i lënduar është dërguar me emergjencë në Spitalin e Pejës, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë njësitë kompetente”, ka thënë Gashi./Front Online

Komento: