Sami Lushtaku në zyrat e EULEX-it, flet i biri i tij: Me gjasë vetëm për telefon

22:33 | 08 Mars 2024
sami-lushtaku-ne-zyrat-e-eulex-it,-flet-i-biri-i-tij:-me-gjase-vetem-per-telefon

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, Sami Lushtaku, mbrëmjen e sotme është dërguar në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin djali i Lushtakut, deputeti Mërgim Lushtaku, i cili tha se babai i tij i shoqëruar nga avokati ndodhet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

“Po, janë duke biseduar me avokatin, pasi sipas të gjitha gjasave është vetëm për telefon. Sipas avokatit vetëm për telefon dhe ende është në zyret e EULEX-it“, tha ai.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Gjykata Speciale ka bastisur shtëpinë e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.

 

Komento: