U KRY! Conte te skuadra e madhe

16:40 | 28 Prill 2019

Antonio Conte mund të jetë trajner i Manchester United.

Ani pse Roma nuk e mohon negociatat me Antonio Conte, është raportuar se kjo punë po zvarritet pasi që trajneri italian mund ta marrë postin e trajnerit të Manchester United, përcjell ORAinfo.

Ish-trajneri i Chelseat konfirmoi se është i gatshëm të kthehet në punë dhe duke marrë parasysh disa propozime të ndryshme.

Interi, Milani, Juventusi, Bayern Munchen dhe PSG ishin përmendur, por Romët kanë dalë si konkurrentët numër një për nënshkrimin e tij.

Megjithatë, gazeta Sunday Express deklaron se Conte është duke llogaritur si pasues i Ole Gunnar Solskjaer në Manchester United.

Conte kishte kohë që ishte lidhur me stolin e Old Trafford, edhe kur Mourinho ishte ende në krye./ORAinfo/

Komento: