E mashtroi dhe ia mori dy mijë euro, arrestohet i dyshuari në Rahovec

12:33 | 09 Mars 2024
e-mashtroi-dhe-ia-mori-dy-mije-euro,-arrestohet-i-dyshuari-ne-rahovec

Policia e ka arrestuar të dyshuarin se ia kishte marrë 2 mijë euro një personi për t’ia hequr pengesat për lëvizje të lirë në zonën Shengen në Bashkimin Evropian.

Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur në Rahovec.

“Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti i ka marrë 2000 € para të gatshme ankuesit m/k, me premtimin se do ia heq pengesat për lëvizje në zonën Shengen. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Komento: