PDK i quan fushatë përndjekjeje aksionet e Speciales, kërkon që të ndalen

13:03 | 09 Mars 2024
pdk-i-quan-fushate-perndjekjeje-aksionet-e-speciales,-kerkon-qe-te-ndalen

Koordinatori për Drejtësi në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka shprehur shqetësimin e këtij subjekti politik lidhur me aksionet e fundit të Dhomave të Specializuara.

Ai i ka quajtur ndalimet e fundit si fushatë e përndjekjes nga Gjykata Speciale dhe ka kërkuar që ato të ndalen.

“shqetësuese bastisjet dhe ndalimet e ish-zyrtarëve shtetërorë dhe të partisë, Sami Lushtaku Sylejman Selimi e Hajredin Kuçi. Kjo fushatë e përndjekjes shpërfaq dështimin e DhSK-së për të argumentuar me pretendimet e tyre në akuza, gjatë seancave gjyqësore”, është shprehur Gruda, raporotn klankosovatv.

“PDK kërkon që të ndalet kjo fushatë e përndjekjes dhe t’i kthehen punës së tyre brenda mandatit të cilin ua ka dhënë Kuvendi i Republikës së Kosovës”.

Komento: