Aksident në rrugën Gjakovë-Prizren, lëndohet një person

14:33 | 09 Mars 2024

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Gjakovë-Prizren.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj.

Sipas tij, rasti është duke u trajtuar nga njësiti i trafikut rajonal.

“Në fshatin Bishtazhin-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren) rreth orës 12:50 dy automjete (një kamion dhe një veturë) janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale deri më tani është raportuar për një person të lënduar. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj./Front Online

Komento: