Çeku për arritjen e boksieres Sadiku: Moment plot krenari për vendin tonë

15:03 | 09 Mars 2024
ceku-per-arritjen-e-boksieres-sadiku:-moment-plot-krenari-per-vendin-tone

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Harjulla Çeku, tha se për Kosovën është krenari, fakti që boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka siguruar normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës.

“Moment plot krenari për vendin tonë. Urime Donjetës, federatës së boksit dhe komunitetit të sportit”, shkroi Çeku në X, raporton Klankosova.tv.

Sadiku e siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi e mposhti italianen, Alessia Mesiano.

Komento: