Haradinaj uron Ramazanin: Në këtë muaj të shenjtë, le të shpërfaqen virtytet më të mira njerëzore

18:03 | 10 Mars 2024
haradinaj-uron-ramazanin:-ne-kete-muaj-te-shenjte,-le-te-shperfaqen-virtytet-me-te-mira-njerezore

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë qytetarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Haradinaj ka thënë se muaji i shenjtë i Ramazanit le të shërbejë për shpërfaqjen e virtyteve më të mira njerëzore.

“Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, Mërgatë dhe trevat shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë muaj të mëshirës, le të shpërfaqen virtytet më të mira njerëzore, paqja, dashuria, solidariteti e mirëqenia. Agjërim të lehtë!”, tha Haradinaj. /FrontOnline/

Komento: