“Zonja e Vjetër” po e shet yllin e madh

18:18 | 28 Prill 2019

Juventusi ka nxjerrë në shitje Costan.

Douglas Costa duket se do të mbyllë që këtë verë aventurën me Juventusin. 28-vjeçari që luan sezonin e tij të dytë në Serinë A, këtë sezon nuk ka shkëlqyer.

Ish-lojtari i Bayern Munich në fakt këtë vit me fanellën e bardhezinjve është aktivizuar 17 herë dhe ka shënuar vetëm një gol, shumë larg pritshmërive të kualiteteve të tij.

Gjithashtu edhe sjellja e tij lë për të dëshiruar, pasi braziliani ka treguar shpesh here nervozizëm në fushë si në rastin kur pështyu di Di Francescon, gjithashtu dhe prezenca e tij në ditëlindjen e Neymar pa dijeninë e klubit, janë gjëra të cilat “Zonja e Vjetër” nuk i toleron.

Për këtë arsye drejtuesit e Juventusit, nëse vjen një ofertë më e lartë se 50 milionë euro, pritet ta lënë të lirë lojtarin.

Komento: