Sot bëhet inaugurimi i Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike

08:33 | 12 Mars 2024
sot-behet-inaugurimi-i-qendres-shteterore-trajnuese-per-siguri-kibernetike

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ora 10:00 sot do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.

Bëhet e ditur se aty marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zyrtarë dhe oficerë të lartë të MM/FSK si dhe të vendeve partnere ndërkombëtare.

Komento: