Torino-Milan, befasi të mëdha në formacione

20:03 | 28 Prill 2019

Rossonerët sonte do të luftojnë që të dalin fitues kundër Torinos.

Milani është mysafir i Torinos në një ndeshje ku objektivi është top katërshja, posaçërisht për mysafirë.

Nga minuta e parë për kuqezinjtë është Andrea Conti, i cili pjesën më të madhe të sezonit ishte i lënduar, por mungon në sulm Krzysztof Piatek është lënë në bankën rezervë.

Sulmi i vendasve vazhdon të jetë me Andrea Belottin, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:

Torino: Sirigu; Izzo, N’Koulou, Moretti; De Silvestri, Lukic, Rincón, Meité, Ansaldi; Alex Berenguer, Belotti

Milan: Donnarumma; Conti, Romagnoli, Musacchio, Rodríguez; Bakayoko, Kessiè, Paquetà; Suso, Cutrone, Çalhanoglu.

Komento: