
Përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, sot do të takohet me liderët e partive opozitare.
Burimet e Front Online bëjnë të ditur se takimi është paraparë të mbahet nga ora 19:00.
Escobar aktualisht është në Presidencë për një takim me presidenten Vjosa Osmani, pas pak pritet të dalin në një deklarim për media, ndërkohë të enjten pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Temë diskutimi me krerët e vendit ai do të ketë dialogun me Serbinë dhe çështjen e dinarit, si dhe raportet me ShBA-në./FrontOnline