Nesër seancë e jashtëzakonshme, në rend dite rezoluta për kontratat njëburimore

13:03 | 13 Mars 2024
neser-seance-e-jashtezakonshme,-ne-rend-dite-rezoluta-per-kontratat-njeburimore

Nesër nga ora 10:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Në rend dite është “Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti”.

Kjo seancë është thirrur nga opozita me kërkesë të deptutetes Hykmete Bajrami e që më pas është përkrahur nga deputetë tjerë.

Komento: