Vendimi i Manastirit të Deçanit, Molliqaj: Argumenti s’e nuk pati çare, s’pin ujë

17:33 | 13 Mars 2024
vendimi-i-manastirit-te-decanit,-molliqaj:-argumenti-s’e-nuk-pati-care,-s’pin-uje

Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se përveç se kauzën për manastirin e vazhdoi edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për vite me rradhë, Kurti këtë vendim nuk e mori as si synim anëtarësimi në Këshill të Evropës, as si respektim i vendimeve të Gjykatës.

Ai ka shkruar se për kryeministrin rol nuk luan as arsyeja dhe as përmasat e dëmëve që i krijon, përderisa ai për vete të mbetet ai që pretendon që është.

Cilindo vendim, pa asnjë përjashtim të vetëm, Kryeministri pas rezistencës “heroike”, të cilën e sforcon çdo herë me propagandë, e pranon kompromisin veç kur është në pyetje presioni ndaj pushtetit të tij.

Rezistent deri sa s’po i vjen puna te puna. Ky s’ka lidhje me parulla të arsyjes së kulluar e të shëndoshë.
Për Kryeministrin rol nuk luan as arsyeja dhe as përmasat e dëmëve që i krijon, përderisa ai për vete të mbetet ai që pretendon që është.

Në të vërtetë rezistenca e Kryeministrit gjithmonë është e përkohshme dhe për fund në lidhje të shkurtrër. Kurzschluss, e jo Rezistencë.

Komento: