Shtime: Një 64 vjeçar rrahet nga tre persona me mjete të forta

20:03 | 13 Mars 2024

Një 64 vjeçar është rrahur me mjete të forta nga tre persona të tjerë.

Rasti ka ndodhur paraditën e sotme në fshatin Belincë të Shtimës.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli.

Veseli tha se viktima u dërgua për trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt, ndërkaq tre personat e dyshuar u arrestuan.

“Me datën 13.03.2024 rreth orës 10:10 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Belincë të Shtimes është një rast i lëndimit trupor, ku tre persona kanë sulmuar me mjete të forta një person tjetër, duke i shkakatuar lëndime trupore, i cili për ndihmë mjekësore êshtê dêrguar në QKMF- Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”.

“N.Q, 41 vjeçar, S.Q, 44 vjeçar dhe S.Q, 20 vjeçar, me vendim të prokurorit janê dêrguar nê mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, tha Veseli./Front Online/

 

 

Komento: