Gjendet një granatë dore e pashpërthyer në Prishtinë

09:33 | 14 Mars 2024
gjendet-nje-granate-dore-e-pashperthyer-ne-prishtine

Një granatë dore e pashpërthyer është gjetur në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.

Policia njofton përmes raortit se patrulla policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa ka dalë njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive dhe Njësia K9 që e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë (granatë dore) pa ndonjë incident.

“Policia ka pranuar një informatë për gjetjen e një mjetit të pashpërthyer. Patrulla policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa ka dalë Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive dhe Njësia K9 që e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë (granatë dore) pa ndonjë incident. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport./Front Online

Komento: