Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e fazës së dytë të Unazës Qendrore, Rama: Punimet fillojnë brenda ditësh

11:03 | 14 Mars 2024
nenshkruhet-kontrata-per-ndertimin-e-fazes-se-dyte-te-unazes-qendrore,-rama:-punimet-fillojne-brenda-ditesh

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e fazës së dytë të Unazës Qendrore.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka bërë me dije se punimet do të fillojnë brenda ditësh.

Sipas tij, kjo do të mundësojë që qendra e Prishtinës të shkarkohet dukshëm nga komunikacioni.

“Jemi në një process të transformimit të kryeqytetit dhe në ditët në vazhdim do të zbulojmë kontratat e tjera të nënshkruara për realizimin e projekteve të mëdha që do ta ndryshojnë për të mirë Prishtinën tonë”, ka shkruar Rama.

Komento: