IKShPK-ja bën thirrje për vaksinimin kundër HPV-së

11:33 | 14 Mars 2024
ikshpk-ja-ben-thirrje-per-vaksinimin-kunder-hpv-se

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë thirrje për vaksinimin kundër virusit Human Papillom.

IKShPK-ja bën apel mbi këtë çështje, për ta mbrojtur shëndetin dhe për ta ruajtur veten dhe shoqërinë nga sëmundjet e shkaktuara nga HPV-ja, njofton klankosova.tv.

“Vaksinohuni kundër HPV-së për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës dhe sëmundjeve të tjera serioze. Merrni vaksinën kundër HPV-së për të mbrojtur shëndetin tuaj. Ruani veten dhe shoqërinë tuaj nga sëmundjet e shkaktuara nga HPV-ja!”, shkroi IKShPK-ja në Facebook.

 

Komento: