Fehmi Kupina rizgjedhet kryesues i Kuvendit komunal të Prishtinës

13:33 | 14 Mars 2024
fehmi-kupina-rizgjedhet-kryesues-i-kuvendit-komunal-te-prishtines

Kuvendi Komunal i Prishtinës më 22 vota për dhe 8 abstenime ka rizgjedhur kryesues të Kuvendit kandidatin e pavarur, Fehmi Kupinën.

Fehmi Kupina ka qenë kandidati i vetëm i cili është propozuar nga shefi i grupit të këshilltarëve të AKR-së, Gëzim Mehmeti, shkruan Front Online.

Kupina u zgjodh në raundin e tretë, pasi në dy raundet e para nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme.

Në seancë gjithsej kanë qenë 30 këshilltar komunal./Front Online

Komento: