Pas barazimit me Man Utd, Sarri jep një deklaratë të papritur

21:45 | 28 Prill 2019

Macnhester Unitedi dhe Chelsea barazuan me rezultat 1-1 .

Maurizio Sarri është deklaruar pas barazimit me Manchester United.

Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri, është shprehur tejet i kënaqur me barazimin 1 me 1 ndaj Manchester United.

Trajneri italian ka kritikuar paksa lojtarët e tij, për hapësirat dhe moskoordinimin në mes të reparteve.

“Ne kishim në fushë një problem të vogël me distanca,” tha Sarri pas ndeshjes, transmeton lajmi.

“Ka pasur shumë metra ndërmjet sulmuesve dhe mesfushorëve dhe ne patëm vështirësi të rikuperonim topin. Në pjesën e fundit të pjesës së parë kemi qenë më të mirë dhe shumë mirë në gjysmën e dytë.

“Në fund, ne patëm një shans të madh, por për fat të keq e humbëm. Nuk është e lehtë për të luajtur këtu kundër Manchester United.”, ka shtuar më tej italiani.

Komento: