Ish-drejtori i Policisë për sulmin në Bansjkë: Hetimet ndërkombëtare janë më të komplikuara, por nuk janë disavjeçare

09:03 | 15 Mars 2024
ish-drejtori-i-policise-per-sulmin-ne-bansjke:-hetimet-nderkombetare-jane-me-te-komplikuara,-por-nuk-jane-disavjecare


Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një prononcim për Front Online tha se hetimet për rastin e Banjskës nuk mund të zgjasin shumë edhe nëse janë ndërkombëtare.

Ai thotë se nuk nevojitet ndonjë kohë e gjatë për t’i identifikuar personat për sulmin në Bansjkë.

“Nuk është e definuar me kohë se sa mund të zgjasë një hetim, mirëpo prapë them që nëse hetohet vetëm akti terrorist atëherë nuk duhet ndonjë kohë e gjatë që të identifikohen, të kompletohet rasti i hetimit edhe pse nëse ka hetim ndërkombëtarë atëherë pjesë e këtij hetimi duhet të jenë edhe burimet e financimit, burimet e mbështetjes, e kështu me radhë, dhe mendoj që është pak më komplikuar, mirëpo nuk mendoj që bëhet fjalë për hetime disavjeçare”, deklaroi ai për Front Online.

Komento: