E la vetëm fëmijën në banesë, arrestohet një grua në Fushë Kosovë

09:33 | 15 Mars 2024
e-la-vetem-femijen-ne-banese,-arrestohet-nje-grua-ne-fushe-kosove

Një grua në Fushë Kosovë është arrestuar nga Policia.

E njëjta dyshohet se e ka lënë fëmijën e saj vetëm në banesë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmiu ne bashkëpunim me Qendrën për Pune Sociale tek një familjar i tij.

“Fushë Kosovë 14.03.2024-01:56. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin, se e njëjta dyshohet se  ka braktisur fëmiun e saj duke e lënë vetëm në banesë.Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmiu ne bashkëpunim me Qendrën per Pune Sociale tek një familjar i tij”, thuhet në njoftim./Front Online

Komento: