
Një femër është gjetur pa shenja jete afër shtëpisë së saj në Mitrovicë.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë:
HETIM MBI VDEKJEN
Mitrovicë Jugu 14.03.2024 Raportohet se në afërsi të shtëpisë së saj, është gjetur pa shenja jete ,viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./Front Online