Abdixhiku me akuza të rënda ndaj Qeverisë: Pushteti i tij dha 781 tenderë, në vlerë 209 milionë euro, pa garë, pa çmim!

11:33 | 15 Mars 2024
abdixhiku-me-akuza-te-renda-ndaj-qeverise:-pushteti-i-tij-dha-781-tendere,-ne-vlere-209-milione-euro,-pa-gare,-pa-cmim!

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë kritika të ashpëra ndaj Qeverisë së Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka numëruar tenderët e dhënë nga Qeveria e Kosovës për këto vite dhe vlerën e tyre. Për Abdixhikun dhe LDK-në, këta tenderë janë dhënë pa garë dhe pa çmim, shkruan FrontOnline.net

“Plot 781 tenderë, në vlerë prej 209 milion eurove, janë dhënë nga “Pushteti i Shpresës” me negocim të drejtpërdrejtë! Pa procedura, pa konkurrencë, me muhabet të drejtpërdrejtë! Pra, e thërrasin një biznes që e zgjedhin vet, dhe i japin tender! Kaq thjeshtë! Nuk ka garë, nuk ka çmim të lirë, ka marrëveshje një me një”, shkruan Abdixhiku.

Kështu janë ndarë plot 209 milion euro; 781 herë! 30 milion vitin e parë; 70 milion në të dytin, 109 në të tretin. Sa më gjatë në pushtet, aq më i mësuar zanati!

Në KEK, 13 tenderë me negocim të drejtpërdrejtë, i janë dhënë një biznesi të njëjtë. 13 herë, pa procedurë, pa konkurrencë, me zgjedhje të drejtpërdrejtë 6 milion euro biznesit të njëjtë. Jo një herë, jo dy herë, jo tre herë por plot 13 herë!
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për shërbime të IT-së, 15 milion euro me negocim, pa procedurë e pa konkurrencë, i janë dhënë një biznesi me një tender. Plot 15 milion euro me muhabet të drejtpërdrejtë; në një fushë me dhjetra biznese me shërbim të njëjtë!
Debatit në Kuvend i ikën; lëshuan sallë, por të vërtesës nuk kanë nga t’i ikin! Këto, dhe kontratat tjera njëburimore, do t’i trajtojmë ditët në vijim. Në Kuvend dhe jashtë tij; le të kuptojmë se si prapa perdes së popullizmit dhe arrogancës së të paprekurit fshihet një tenderomani selektive dhe sistematike si asnjëherë më parë” shkruan Abdixhiku në reagim.

Komento: