Më mirë mos e shikoni rezultatin te ndeshja, Torino-Milan

22:05 | 28 Prill 2019

Milan është duke e përjetuar tmerrin në Torino.

Torino ka arritur që të kalojë në avantazh ndaj Milanit në fillimin e pjesës së dytë. Skuadra “granata” ka firuar një penallti në minutën e 56-të, pas një faulli të Kessie ndaj Izzos brenda zonës.

Nga pika e bardhë shkoi Belotti, i cili do të realizonte, duke e dërguar topin në cepin tjetër ku u hodh portieri Donnarumma.

Por, nuk vonoi shumë dhe rossonerët pësuan edhe golin e dytë, ku ka shënuar Alejandro Berenguer në minutën e 69″ të takimit.

Komento: