Heqja e tabelave në çirilicë, Shefi i Zyrës së BE: Procesi të zbatohet vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve

17:03 | 15 Mars 2024
heqja-e-tabelave-ne-cirilice,-shefi-i-zyres-se-be:-procesi-te-zbatohet-vetem-pas-konsultimit-me-komisionerin-e-gjuheve

Shefi i Zyrës së BE-së, Thomas Szunyog, ka reaguar në “X” për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për heqjen e të gjitha tabelave të shënuara në qirilicë.

Szunyog iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të zbatojmë një proces të tillë vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

“Me nismën e fundit për zëvendësimin e tabelave zyrtare që tregojnë emrat e vendeve në veri të #Kosovës, u bëj thirrje autoriteteve që ta zbatojnë procesin vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve”, ka shkruar Szunuyog.

Ai ka thënë se kjo nënkupton që të merren parasysh komunitetet e prekura.

Komento: