
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sot lidhur me debatin e ndodhur në Kuvendin e Kosovës për sa i përket tenderëve njëburimor, të cilët Qeveria Kurti i ka dhënë me shumicë.
Abdixhiku në një video të publikuar në profilin e tij zyrtar, ka sqaruar se çfarë janë tenderët njëburimor dhe ka thënë se të tillë Qeveria Kurti për tri vite i ka dhënë 781 apo përkthyer në euro, plotë 209 milionë euro.
Ai ka thënë se në seancën ku është diskutuar për këtë temë, pushteti u larguar nga salla, dhe sipas Abdixhiku kjo është shenjë se ata po fshehin diçka.
Në video tutje, Abdixhiku ka folur edhe për tenderë konkret, duke përmendur MBP-në, KEK-un e institucione të tjera. Kreu i LDK-së ka thënë se do të krijohet Komisioni Hetimor dhe të gjithë do të mbahen përgjegjës.
“Ose në KEK 13 tender njëburimor të negociuar drejtpërdrejt i janë dhënë një biznesi të vetëm, 13 herë një biznes ka marr para nga KEK-u në vlerë prej gjithsej 6 milionë euro.
Kjo formë e dhënies së parasë publike është thjeshtë e papranueshme. Prandaj do të bëjmë edhe komision hetimor, do të trajtojmë secilën kontratë veç e veç që gjyqtarët e vendit të shohin e të kuptojnë saktë se si po shpenzohet paraja e tyre.
Nuk ka forcë politike, nuk ka arrogancë e nuk ka fuqi tjetër që lejon që paranë e qytetarëve të Kosovës ta japin në tavolinë me negociim kaq të thjeshtë.
Të gjithë do të mbahen përgjegjës!”, ka përfunduar ai.