Arrestohet një i dyshuar në Podujevë, i konfiskohen mbi 10 mijë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara

09:03 | 16 Mars 2024
arrestohet-nje-i-dyshuar-ne-podujeve,-i-konfiskohen-mbi-10-mije-euro-qe-dyshohet-te-jene-te-falsifikuara

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, më 15.03.2024 kanë zbatuar Urdhëresën për ‘Masa të fshehta hetimore’, përkatësisht ‘Blerja e simuluar e artikujve, shërbimeve ose sendeve’, të lëshuar më 14.03.2024 nga Prokuroria Themelore Prishtinë.

Gjatë zbatimit të urdhëresës, në fshatin Shakovicë të Podujevës, i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro (5000×2=10000). I dyshuari këtu monedha synonte t’i shiste për 6 mijë euro.

Policia, gjatë kontrollit në veturën e tij, kanë gjetur dhe sekuestruar:

  • 5000 x 2 € monedha, dyshohet të jenë të falsifikuara,
  • 3 kartëmonedha nga 20 euro, dyshohet të jenë të falsifikuara,
  • Vetura e përdorur nga i dyshuari dhe
  • Një telefon celular.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë./Front Online

Komento: