Real Madrid turpërohet, mposhtet nga Rayo Vallecano

22:49 | 28 Prill 2019

Los Blancos ka pësuar humbje sonte nga Rayo Vallecano.

Real Madrid po zhvillon sfidat e fundit në kampionat pa pasur presionin për të arritur ndonjë objektiv, por kjo mesa duket ka ndikuar negativisht.

Skuadra e Zidane është mundur 1-0 nga Rayo Vallecano, që mban vendin e parafundit në renditje.

Ndeshjen e vendosi një episod në minutën e 23-të. Vallejo shkaktoi një ndërhyrje të gabuar në zonë, duke i dhënë mundësinë Adrian Embarba që të shënonte nga pika e bardhë.

Në mungesë të Benzema, skuadra merengues vuajti shumë në ndërtimin e aksioneve të rrezikshme. Duket e pabesueshme, por kjo është humbja e 10-të në këtë sezon për Realin në La Liga.

Komento: