Digjet vetura e një serbi në Leposaviq, Policia: S’dihet arsyeja, po e hetojmë rastin

15:33 | 17 Mars 2024
digjet-vetura-e-nje-serbi-ne-leposaviq,-policia:-s’dihet-arsyeja,-po-e-hetojme-rastin

Vetura e një serbi në Leposaviq është djegur në orët e para të ditës së sotme.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se nuk kanë identifikuar ende ndonjë të dyshuar për këtë rast, që tha se ndodhi rreth orës 03:00.

“Veturës i është djegur motori, është dëmtuar shumë. Për momentin nuk dihet arsyeja e kësaj zjarrvënie. Rasti është duke u hetuar”, konfirmoi ai./Express

Komento: