Kishte mosmarrëveshje, mitrovicasi godet femrën

10:33 | 18 Mars 2024
kishte-mosmarreveshje,-mitrovicasi-godet-femren

Policia e Kosovës ka arrestuar dhe më pas ka liruar në procedurë të rregullt një person në Mitrovicën e Jugut. Sipas raportit të Policisë, personi në fjalë kishte goditur fizikisht viktimën femë, transmeton FrontOnline.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje i njëjti e kishte goditur viktimën femer kosovare. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

Komento: