LAJMI I FUNDIT: Drjetuesit e Milanit marrin vendimin për Gattuson

08:50 | 29 Prill 2019

Milan është mposhtur mbrëmë nga Torino në kuadër të xhiros së 34-të të Serie A. kjo humbje mund të lë Milanin jashtë Ligës së kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e Milanit kanë zhvilluar një takim menjëherë pas humbjes nga Torino duke marrë një vendim të madh.
Një moment delikat, një humbje që e largon kualifikimin nga Liga e Kampionëve.

Pas përfundimit të takimit që u mbyll me humbje 2:0 në udhëtim tek Torino, drejtuesit e Milanit kanë zhvilluar një takim për të marrë një vendim në lidhje me trajnerin Gennaro Gattuso, raporton “Sky
Sport”, përcjell lajmi.

Prezentë ishin të gjithë: Gattuso, Gazidis, Maldini e Leonardo.

Takimi ka zgjatur rreth një ore dhe të gjithë janë pajtuar që të vazhdohet përpara së bashku në kërkim të një zgjidhjeje të shpejtë për dalje nga kriza.

Komento: