Aksidentohet me minibus, humb jetën futbollisti 28 vjeçar

09:20 | 29 Prill 2019

Futbolli në Turqi është në zi.

Reprezentuesi i Republikës çeke, Josef Sural ka vdekur pas një aksidenti të një minibusi që po i transportonte futbollistët e Alanyaspor, nga një ndeshje si mysafir.

Sural, sulmues 28 vjeç, vdiq në spital derisa gjashtë bashkëlojtatë të tij kanë pësuar lëndime, ka njoftuar klubi në Tëitter, transmeton lajmi.

Sural ishte rezervist i pa inkuadruar në lojë në barazimin 1:1 ndaj Kayserispor të dielën.

Minibusi po transportonte shtatë futbollistë, derisa të tjerët ishin kthyer nga ndeshja me transport privat.

Komento: